Verona | Air Prishtina
Na kontakto
Verona
Itali
Verona
Itali
Verona. „Ballkoni më i famshëm në botë“

Qyteti në verilindje të Italisë është bërë i famshëm kryesisht nga „Romeo dhe Xhulieta“. Ballkoni i Xhulietës në Casa di Giulietta tërheqë deri në ditët e sotme jo vetëm adhuruesit e shumtë të Shakespeare-it. Si këshillë sekrete në rrethin e miqve të Italisë, Verona bëhet duke iu falënderuar sharmit të saj të veqantë dhe një sërë atraksionesh unike. Ndër pikat kryesore konsiderohet Arena di Verona. Në amfiteatrin më të madh pas atij të Romës, organizohen në verë koncerte dhe shfaqje të ndryshme, si dhe festivalet e famshme të operës. Pa dyshim ia vlenë të vizitohet edhe Torre di Lamberti: Vizitorët mund të arrijnë me ashensor, ose duke ecur 368 shkalleve, platformën në maje të kullës. Atmosferë historike, mundësi të mira shopingu, kafene pitoreske dhe organizime të ndryshme sikurse karnevali më i vjeter i Italisë e bëjnë Veronën një këshillë të veqantë për udhetime drejt Italisë.

 

Weather today