Hannover | Air Prishtina
Na kontakto
Hannover
Gjermani
Hannover
Gjermani
Hannover. Ndërtime dhe kopshte të mahnitshme për entuziastët

Në kryeqytetin e Niedersachsen-it, gjendet jo vetëm hapësira më e madhe e panaireve në botë, por gjithashtu ka edhe ndërtime të shumta historike si dhe hapësirat e gjëlbëruara tërheqëse, të cilat mund të vizitohen krahas kopshteve të rezidencave të ndërtuara në kohën e Barokut. Admironi fontanën e madhe në kopshtin e madh, orangjerinë dhe shpellën historike, e cila nga viti 2001 deri në vitin 2003 është ridizajnuar sipas planeve të artistës Niki de Saint Phalle. Mund të vizitoni gjithashtu muzeun Wilhem Bush, Muzeun gjerman për karikaturë dhe art vizatimor, të cilët gjenden në kopshtin „Georgen“ ku dhe ndodhet pallati „Georgen“. Në mes të peisazheve të kopshtit anglez, do të gjeni ekspozita të artistëve të famshëm satirik dhe humoristik si Loriot, Wilhelm Busch dhe Jean-Jacques Sempé. Gjatë motit tëmirë ju terheqë bregu i lumit „Leine“ me tri figurat-Nana të artistes Niki de Saint Phalle dhe tregu i njohur i cili thuhet se është më i vjetri në Gjermani. 

 

Weather today