Prishtina | Air Prishtina
Na kontakto
Prishtinë
Kosovë
Prishtinë
Kosovë
Prishtinë. Kryeqyteti më i ri evropian

Ka më pak se dhjetë vite prej se Kosova është pavarësuar dhe Prishtina është bërë kryeqyteti i shtetit më të ri në Evropë. Megjithatë, historia e qytetit më të madh të këtij vendi daton që në lashtësi. Në qytetin e vjetër, gjurmët e Perandorisë Osmane janë më të dukshmet: këtu gjenden xhamitë e mahnitshme dhe ndërtesa historike si Muzeu Etnografik nga shkeulli i 18-të dhe Hamami i madh nga shekulli i 15-të. Edhe Biblioteka kombëtare me 100 kupolat e saj prej xhami ia vlenë që të vizitohet. Për ecje dhe relaksim ju mund të shëtisni në parkun e qytetit, atë të Tauk Bahqes, apo në parkun e Gërmisë. Dëshironi të shijoni ushqim tradicional? Provoni pasulin, qebapat ose flinë në njërin nga restaurantet e shumta të këtij qyteti plotë gjallëri. Adhuruesit e jetës së natës i tërheqë qendra e qytetit në afërsi të Rrugës Garibaldi, Rrugës Fehmi Agani ose Santesë në pjesën lindore të Bulevardit Bill Klinton.

 

Weather today