München | Air Prishtina
Na kontakto
München
Gjermani
München
Gjermani
München. Muzetë në vend të Maß

Nuk ju pëlqejnë Birrat dhe Salsiqet? Atëherë më mirë shuani etjen tuaj për dituri - ja disa propozime: Kalanë e Nymphenburg-ut e cila ngërthen në vetvete Muze të shumta, njëri prej të cilëve është Muzeu Marstall, i cili ndër të tjera ka të ekspozuar saja madheshtore nga koha e principatave dhe mbretërve të Bayern-it, si dhe Muzeu i Porcelanit me eksponate nga historia e mirënjohur 200-vjeqare e punimeve të dorës të Nymphenburg-ut. Apo shëtisni Kopshtin botanik dhe zbuloni për një kohë të shkurtër bimë dhe kafshë nga e gjithë bota, për të cilat normalisht do ju duhej t‘i silleshit globit rreth e qark. Një udhëtim kohor në historinë e artit nga modernja e deri në mesjetë ju mundësohet në njërën nga Galeritë e artit. Po që se dëshironi që përmes praktikës të mësoni, atëherë vizitoni Muzeun gjerman të kryeveprave të shkencave natyrore dhe teknologjisë. 

 

Weather today