Air Prishtina bonus programi | Air Prishtina
Air Prishtina bonus programi

Editor:

Air Prishtina AG

Departamenti  Qendra e Shërbimit

 


Për antarësim, shfrytëzim të bonuseve si dhe përdorim të përgjithshëm, zbatohen kushtet e mëposhtme:


1. Pjesëmarrja është e hapur për personat fizikë dhe juridikë.


2. Pjesëmarrja fillon me regjistrimin e suksesëshëm në faqen airprishtina.com. Vetëm një llogari guxon të hapet për person. Nuk ka kërkesë ligjore për pjesëmarrje. Air Prishtina mund ta refuzojë pjesëmarrjen në Programin e Bonuseve, pa sqarime shtesë.


3. Programi Air Prishtina Card bazohet në një llogaritje të bonuseve. Për çdo udhëtim të realizuar me një fluturim të rregullt apo çarter dhe të paguar tërësisht, e që rezervohet përmes web-faqes me çmimin aktual të publikuar, pjesëmarrësit i regjistrohet bonus 5% e çmimit tarifor të fluturimit. Shuma e bonusit varet nga çmimet e biletave të publikuara. Llogaritja e bonusit përjashtohet për udhëtimin “Discover” (paketa turistike në Kosovë dhe Maqedoni), taksat e aeroportit dhe tarifat tjera. Bonusi i gjeneruar mund të zbritet nga çmimi i biletës në rezervimet pasuese.


4. Bonuset e gjeneruara nuk transferohen. Konvertimi në para te gatshme nuk është i mundëshëm.


5. Gjenerimi i bonuseve do t`i kreditohet pjesëmarrësit vetëm pas regjistrimit të suksesëshëm. Kreditimi i bonuseve në retrospektivë për fluturimet e realizuara më parë nuk është i mundshëm.


6. Gjendjen aktuale të bonuseve pjesëmarrësi mund ta verifikoj online ose përmes thirrjes në Contact Center.


7. Shitja, këmbimi apo ofertimi në forme ankandi i bonusit tek palët e treta, është i ndaluar. Në rast të vrejtjes së keqpërdorimit, Air Prishtina AG mban të drejtën e bllokimit të shfrytëzimit të bonuseve.


8. Nëse bonusi i gjeneruar nuk shfrytëzohet për një rezervim të ri brenda 24 muajve nga udhëtimi i fundit i realizuar, ai humbet.


9. Air Prishtina mbane të drejtën për të ndërprerë programin e bonuseve si të tillë në çdo kohë, ose për ta zëvendësuar atë me një program tjetër. Shuma e bonuseve (e shprehur në përqindje) mund të ndryshohet nga Air Prishtina në çdo kohë.


10. Të dhënat personale që lidhen me pjesëmarrjen, do të përpunohen dhe përdoren për qëllime që shërbejnë për zbatimin e programit.


11. Kontrata është ekskluzivisht subjekt i ligjit zviceran. Juridiksioni është Cyrihu, Zvicër.


12. Nëse një ose më shumë dispozita të kësaj kontrate jane ose bëhen të pavlefshme, kjo nuk do të ndikojë në vlefshmërinë e dispozitave të mbetura.


Këto kushte vlejn nga data 01.03.2018. Nëse keni vështirësi në kuptimin e këtyre informatave, ju lutem telefononi Contact Center të Air Prishtina AG në
+41 44 221 19 17.