Hamburg | Air Prishtina
Hamburg
Gjermani
Hamburg
Gjermani
Hamburg. Porta veriore gjermane për në botë

Me Hamburgun ju ndërlidhni vetëm „Reeperbahn“ dhe simite peshku? Atëherë vizitoni këtë metropol plotë gjallëri dhe habituni nga diversiteti që ka Hamburgu. Në këtë qytet kozmopolit ju garantojmë se nuk do të mërziteni. Për këtë përkujdesën shumë muze, ekspozita, koncerte, plazhe idilike përgjatë lumit „Elbe“ si dhe shijimi i kuzhinës ndërkombëtare. Hamburgu gjithashtu është qyteti më i madh i muzikës dhe në cdo vjeshtë vendtakimi i festivalit të filmit me rreth 140 filma ndërkombëtarë dhe kombëtarë që do të ju entuziazmojnë edhe juve. Nëse ju tërheq uji, ne ju sugjerojmë: Parkun e ujit „Dove-Elbe“, ishullin e artit ujor „Kalthofe“ ose Ishullin e dashurisë. Vizitorëve të Hamburgut ju rekomandojmë përzemërsisht: Tregu i mirënjohur, në sallën 100 vjeqare të ankandeve të peshkut në Hamburg, nuk është pa arsye një nga atraksionet më të njohura në Elbstadt.

 

Weather today