Mënyrat e pagesës | Air Prishtina
Mënyrat e pagesës
Paguaj fluturimin tuaj thjeshtë dhe sigurtë





PayPal
Për rezervimin tuaj online ne ju ofrojmë tani një shërbim edhe më të mirë: Keni mundesinë që të shfrytëzoni menyrën e pagesës Paypal. Për ta shfrytëzuar këte mënyrë juve ju duhet që të keni një llogari në Paypal. Paypal është mundësi pagese gratis, e cila ju garanton një pagesë të sigurtë. Ju duhet të kyçeni në llogarinë tuaj në Paypal dhe të vërtetoni pagesën. Të dhënat tuaja bankare apo numri i kredit kartelës suaj janë të ruajtura në llogarinë tuaj në Paypal, kështu që nuk do të keni nevojë që ato të dhëna t'i përdorni diku tjetër.




Kredit Kartela

Ne pranojmë VISA apo Mastercard si menyrë pagese për rezervimet tuaja si në faqën tonë online ashtu edhe në zyrat tona. Kjo menyrë pagese është gratis.




bob pay (Zvicer)
Ju mund të beni rezervimin tuaj online ose në Contact Center, ndërsa pagesën ta bëni pastaj në ndonjë "k kiosk", "Press & Books" ose në njëren nga degët e "avec". Pagesa duhet të kryhet brenda 24 orëve pas përfundimit të rezervimit. Store Finder




Barzahlen.de (Gjermani)
Rezervo online dhe paguaj me para në dorë në mbi 10'000 pika të shitjes në Gjermani. Barzahlen.de është një menyrë pagese që juve ju mundëson të paguani me para në dorë rezervimin që bëni online ose në Contact Center të Air Prishtina AG. Për këtë mundësi pagese nuk janë të nevojshme të dhënat personale të pasagjerit. Në përfundim të procesit të rezervimit Air Prishtina AG do ju dërgojë barkodin individual (me E-Mail ose SMS) dhe më të njejtin ju mund ta paguani rezervimin tuaj në pikat e shitjes (p.sh. Kiosqe, Shitore ose Pompa te dervateve etj.). Këtu mund të informoheni më tepër rreth kësaj mundësie të pagesës.



Paguaj me faturë (Zvicër)
bob easy - paguaj me faturë është një menyrë pagese e thjeshtë, e sigurtë dhe tepër e lehtë. Ju rezervoni sot biletat tuaja ndërsa pagesën e bëni pas pranimit të faturës. Fatura ju lëshohet direkt nga bob Finance AG (bob Finance AG ështe një ndermarrje e Valora). Kërkoni fluturimin tuaj dhe zgjedhni mënyrën e pagesës "paguaj me faturë". Kështu funksionin bob easy: 1. Pas rezervimit ju do të pranoni direkt nga BOB faturën tuaj me E-Mail ose me Postë. 2. Më tutje ju keni mundesinë që këtë faturë ta paguani brenda 90 ditëve. 3. Pagesën e bëni ne xhirollogarinë bankare thjeshtë dhe lehtë. 4. Kjo ishte e tëra! Tani ne ju urojmë udhëtim të këndshëm. Informacione të mëtutjsheme rreth menyrës së pagesës "paguaj me faturë" ju mund të gjeni në Webfaqen e Bob Finance ose në TKP tona. 




PostFinance (Zvicër)
Mënyra e pagesës PostFinance E-Finance ju mundëson që të bëni pagesën e rezervimit tuaj online me anë të llogarisë suaj postare. Kjo mundësi pagesë ju ofrohet vetëm online.