Termat dhe kushtet e përgjithshme vetëm për rezervim të fluturimeve | Air Prishtina
Na kontakto
Termat dhe kushtet e përgjithshme vetëm për rezervim të fluturimeve

Termat dhe kushtet e përgjithshme (TKP) në vijim vlejn vetëm për rezervime të fluturimeve (pa produktin shtesë: pako turistike Discover)


Air Prishtina AG

Löwenstrasse 16
8001 Zürich

CHE-112.168.115


Air Prishtina AG është një organizator i fluturimeve. Kontrata e transportit ajror midis pasagjerit dhe Air Prishtina AG i nënshtrohet ligjit në fuqi dhe termave dhe kushteve të përgjithshme të paraqitura këtu. Përgjegjësia e kompanive ajrore operuese i nënshtrohet marrëveshjes së Varshavës/Montrealit ose Rregullores së BE-së nr. 261/2004 dhe 2027/97 që vlejnë vetëm për fluturimet ndërmjet një vendi të BE-së dhe një vendi jashtë saj (Kosova dhe Maqedonia). 


1. Kushtet e rezervimeve

1.1 Rezervimet mund të bëhen online (www.airprishtina.com), përmes zyrave të partnerëve të Air Prishtina AG ose përmes Contact Center të Air Prishtina AG. Varësisht nga metoda e rezervimit, klientit do t’i dërgohet konfirmimi i rezervimit përmes E-mail-it, me SMS ose në formë tjetër. Konfirmimi përmban numrin e rezervimit, emrin e pasagjerit, informata mbi fluturimin dhe udhëzimet.

1.2 Rezervimi është i vlefshëm për Air Prishtina, në momentin kur pasagjeri ka pranuar përmes E-mail-it apo SMS-it konfirmimin e rezervimit. Për rezervime përmes telefonit në Contact Center të Air Prishtina pranimi mund të bëhet gjithashtu pa formë në bazë të transmetimit telefonik mbi konfirmimin e rezervimit ose sipas një marrëveshjeje të vendosur.

1.3 Pasagjeri është i obliguar që menjëherë të verifikojë saktësinë e të dhënave në konfirmimin e pranuar çoftë në formë të shkruar ose përmes transmetimit telefonik dhe në rast se vëren pasaktësi, devijime eventuale, t’i bëjë ato të njohura për Air Prishtina AG. Pasaktësitë ose devijimet e paraqitura me vonesë nuk do të mund të tërhiqen nga prenotimi i kryer.

1.4 Të vlefshme janë ato shërbime dhe çmime të fluturimeve në momentin e realizimit të rezervimit. Çmimet e biletave të publikuara në ueb-faqe (www.airprishtina.com) azhurnohen në mënyrë të vazhdueshme dhe mund të shtrenjtohen ose lirohen. Zbritjet dhe ofertat speciale janë subjekt ndryshimi. 

1.5 Transporti i pasagjerit mund të realizohet vetëm me posedimin e dokumenteve të nevojshme për udhëtim (pasaportë, letërnjoftim, kodi i rezervimit, vizë etj.). Çdo pasagjer është përgjegjës për respektimin e rregullave që janë të lidhura me udhëtimin. Pasagjeri i cili nuk mund të transportohet për shkak të mos-përmbajtjes së rregullave të udhëtimit për hyrje-dalje nga vendi, atëherë rimbursimi (rikthimi) i çmimit të paguar për fluturim nuk do të jetë i mundur.

1.6 Në rast se pasagjerit i ndalohet hyrja në një shtet të caktuar, ai është i detyruar që personalisht të marrë përsipër të gjitha shpenzimet e transportit për t’u kthyer nga ai vend. Në këto raste shuma e paguar nuk mund të rimbursohet-kompensohet.

1.7 Prenotimi/rezervimi duhet të jetë i lëshuar në emër të pasagjerit i cili do të transportohet. Në rast se nuk është lëshuar në emrin e personit i cili do të fluturojë, atëherë detyrimi për të realizuar transportin e tij nuk është i vlefshëm. Në këto raste përjashtohet rimbursimi i pagesës së kryer.

1.8 Fëmijët nën moshën 12 vjet mund të transportohen vetëm në shoqërimin e një personi kujdestar të moshës madhore. Fëmijët të cilët duhet të udhëtojnë pa shoqërimin e personit kujdestar, duhet që së paku 48 orë para fluturimit të paraqiten pranë Air Prishtina AG, në të kundërtën transporti i tyre nuk është i garantuar. Në këto raste, duhet prenotuar shërbimi për përkujdesje i kompanive ajrore operuese ose Handling Agents përkatës. Duhet pasur parasysh se në disa shtete, në mënyrë që fëmijët nën moshën 18 vjet të kenë mundësi të udhëtojnë nga vendi i tyre pa përcjellje, duhet të paraqesin një formular-autorizimi të plotësuar nga kujdestarët ligjor të tyre. Përgjegjës për respektimin e këtyre rregullave është vetë pasagjeri. Në rast të mos përmbushjes të këtyre rregullave për udhëtim jashtë vendit, të cilat si pasojë çojnë në dështim të transportit të pasagjerit, atëherë rimbursimi i biletës së paguar të fluturimit përjashtohet.

1.9 Udhëtimi i foshnjave (deri në 2 vjet) duhet njoftuar paraprakisht. Vendimare në konstatimin e moshës së fëmijës është dita e fluturimit. Në rast të rezervimit të fluturimit vajtje-ardhje, atëherë varet mosha në datën e fluturimit kthyes.

1.10 Transporti i personave me aftësi të kufizuara, grave shtatëzëna, dhe përsonave të sëmurë që kanë nevojë për asistencë të veçantë i nënshtrohet përmbushjes së rregullave të caktuara të transportit të përcaktuara nga linja ajrore transportuese. Rezervimet për personat me nevoja të veçanta duhet të bëhen ekskluzivisht nëpërmjet Contact Center të Air Prishtina AG.

1.11 Transporti i kafshëve është i mundur vetëm me pëlqimin e konfirmuar nga linja ajrore operuese. Konfirmimi i këtyre kërkesave duhet të bëhet të paktën 48 orë para nisjes.


2. Mënyrat e pagesës

Biletat e fluturimit të rezervuar në Air Prishtina AG mund të paguhen përmes portofolit elektronik PayPal, kredit-kartelave bankare të pranuara nga Air Prishtina AG, me transaksion bankar ose përmes faturës. Pagesat me para te gatshme mund të paguhen në zyret partnere të Air Prishtina AG, në pikat e shitjes të pranuara nga Barzahlen.de në Gjermani, në filialet e bob pay në Zvicër. Air Prishtina rezervon të drejtën për të kërkuar verifikimin e solvencës së klientëve. Air Prishtina AG mund të përjashtojë ndonjë nga metodat e pagesës, pa arsyetim të mëtejshëm, në përgjithësi ose vetëm për ndonjë klient të caktuar.

2.1 PayPal

Rezervimet mund të paguhen online duke përdorur portofolin elektronik PayPal. Për ta përdorur këtë mundësi pagese, ju duhet të keni një llogari të hapur në PayPal. Regjistrimi në PayPal është falas. Nëse përzgjedhni mënyrën e pagesës "PayPal" tek airprishtina.com, ju do të kaloni direkt në faqen PayPal. Pas konfirmimit të pagesës, shuma do të tarifohet menjëherë.

2.2 Kredit kartela

Mbetet obligim i pasagjerit t’i ofrojë Air Prishtina AG një kredit-kartelë të vlefshme dhe jo të falsifikuar apo në ndonjë formë të manipuluar. Në të kundërtën, Air Prishtina AG nuk mund të garantojë mbi çmimin apo rezervimin e ofruar. Në këto raste, Air Prishtina AG gëzon të drejtën të angazhojë një ndërmarrje inkasuese për të inkasuar borxhin. Në rast të pamundësisë ose mos-gatishmërisë për të kryer pagesën, dështimi për të kryer pagesën do të denoncohet pranë shoqërive ose organeve përgjegjëse (SCHUFA, Betreibungsamt etj.).

2.3 Transfer bankar

Dështimi në kryerjen e pagesës përmes transferit bankar ose në rast se nuk bëhet me kohë, Air Prishtina AG ka të drejtë të refuzojë realizimin e shërbimeve, posaçërisht transportin e pasagjerit. Në këto raste, Air Prishtina AG gëzon të drejtën të angazhojë një ndërmarrje inkasuese për të inkasuar borxhin. Në rast të pamundësisë ose mosgatishmërisë për të kryer pagesën, dështimi për të kryer pagesën do të denoncohet pranë shoqërive ose organeve përgjegjëse (SCHUFA, Betreibungsamt etj.).

2.4 Barzahlen.de

Barzahlen.de është një mënyrë e pagesës, me anë të së cilës mund të paguhen me para në dorë  rezervimet e bëra online ose përmes Contact Center të Air Prishtina AG . Për realizimin e pagesës në këtë mënyrë, nuk kërkohen të dhëna personale të pasagjerit. Në fund të procesit të rezervimit, Air Prishtina AG i dërgon pasagjerit një barkod individual (përmes e-mail-it ose me sms), të cilin pastaj pasagjeri mund ta paraqesë në pikat e pranimit (p.sh. në kioska, dyqane, pika për shitjen e karburanteve etj.) dhe mund të paguaj me para në dorë.

Mospagimi ose pagimi jo në kohë nëpërmjet Barzahlen.de autorizon Air Prishtina AG që të mos kryejë asnjë nga shërbimet e ofruara, sidomos të refuzoj transportimit e pasagjerit. 

2.5 bob pay

bob pay është një mënyrë e pagesës që rezervimet aktive të bëra online ose përmes Contact Center të Air Prishtina AG, mund të paguhën me para të gatëshme ose me kartelë (kreditkartela, Maestro, etj) në njërën nga 1100 pikat K-kiosk, Avec ose pikat e shitjes Press & Books në Zvicër. Në fund të procesit të rezervimit, Air Prishtina AG i dërgon pasagjerit një barkod individual (me E-mail ose SMS), të cilin pasagjeri mund ta paraqesë dhe ta paguajë tek filialet e bob pay (p.sh. K-kiosk, etj)

Mospagimi ose pagimi jo në kohë nëpërmjet bob pay autorizon Air Prishtina AG që të mos kryejë asnjë nga shërbimet e ofruara, sidomos të refuzoj transportimin e pasagjerit. 

2.6 Blerja më faturë, pagesa me këste (vetëm në Zvicër ) – bob easy

2.6.1 Metoda e pagesës Blerja me fature - pagesa me këste është e mundur nëse shuma totale e pagesës kalon vlerën prej 500 franga, por jo më tepër se 3000 franga. Adresa e specifikuar e faturimit duhet të jetë e saktë me adresën e regjistrimit për këtë metodë pagese. Ndryshimet në rezervim dhe pagesat shtesë (ndrrim date, ndryshimet tarifore etj) nuk mund të paguhen me metoden e blerjes me faturë por duhet të paguhen veçmas me anë të një metode tjetër.

2.6.2 Kur bëhet blerja me faturë, është detyrueshme që shuma e faturës të paguhet në ditën kalendarike dhe në llogarinë e specifikuar në faturë. Shuma e faturës mund të ndahet deri në një maksimum prej tre këstesh. Metodës së pagesës „Blej me faturë“, i paraprinë një kontroll solvence e suksesëshme nga CRIF. Rezultati i këtij kontrolli ndikon vetëm në mënyrën e pagesës, e jo në vetë rezervimin. Air Prishtina AG rezervon të drejtën të mos pranojë këtë formë pagese për rezervimeve të caktuara, dhe në vend të saj të udhëzojë metoda tjera pagese siç është pagesa me kredit kartel apo transferi bankar.

2.6.3 Mënyra e pagesës „Blej me faturë“, paraprakisht kërkon pëlqimin për transmetimin e të dhënave të nevojshme për përpunimin e pagesës dhe kontrollin e identitetit dhe solvencës (emri dhe mbiemri, adresa, data e lindjes, numri i telefonit) për CRIF dhe bob finance AG.

2.6.4 Mos respektimi i afatit për pages rezulton në vrejtje detyruese, pa ndonjë paralajmërim. Në këtë rast duhet të paguhet kamat-vonesa. Procedura e detyrimit administrohet nga bob finance , apo nga faktorët bashkëpunëtor të bob finance AG, të cilët janë të autorizuar që për çdo vrejtje të kërkojn tarifë shtes prej 50,-CHF, si dhe tarifa tjera, e në veçanti kostot për një procedurë të mundëshme të mbledhjes së borxheve (Inkasso) ose angazhimin e një avokati për procedurë përmbarimore. Realizimi i të drejtave dhe kërkesave tjera mbesin të paprekura. Vlejnë termet dhe kushtet e përgjithshme bob easy të bob Finance AG.

2.6.5 Mos pagesa ose pagesa me vonesë përmes bob easy, i jep të drejtën Air Prishtina AG që të refuzojë të gjitha shërbimet që do të ofrohen, në veçanti transportin e udhëtarit dhe të refuzojë kontratat në të ardhmën.


3. Ndryshimet e fluturimit, ndërrimi i pasagjerit dhe anulimet

3.1 Ndryshimi i fluturimit është i mundur deri në 48 orë para fluturimit përderisa ka vende të lira për fluturimin e ri të dëshiruar, dhe bëhet kundrejt pagesës prej 30.-Eur gjegjësisht 30.- CHF për pasagjer. Përveç kësaj mund të ketë edhe kosto tjetër shtesë si rezultat i ndryshimit tarifor. Për ndryshimin e fluturimeve me tarifë më të ulët do të vlejë çmimi fillestar i fluturimit.

3.2 Ndërrimi i pasagjerit është i mundshëm deri 24 orë para nisjes së fluturimit të planifikuar. Kostot shtesë që dalin në këtë rast  bazohen në tarifën aktuale, në momentin e ndërrimit të pasagjerit për destinacionin përkatës. Në qoftë se në momentin e ndërrimit të pasagjerit për destinacionin përkatës çmimi aktual i fluturimit është më i lartë se sa ishte në momentin e rezervimit, atëherë duhet të paguhet vlera e diferencës. Rimbursimi i çfarëdo mungese në vlerë, është e përjashtuar.

3.3 Pasagjeri është i obliguar të shfrytëzojë si shkuarjen ashtu edhe kthimin. Rimbursimi i pagesës për mos shfrytëzimin e fluturimit në shkuarje është i përjashtuar. E njëjta vlen edhe në rast të mos shfrytëzimit të fluturimit kthyes.

3.4 Pasagjeri ka të drejtë që në çdo kohë të tërhiqet nga fluturimi i planifikuar (të anuloj). Vendimtar është momenti i anulimit të rezervimit tek Air Prishtina AG. Rekomandohet dorëzimi i një deklarate sqaruese me shkrim. Anulimi pas nisjes së fluturimit nuk është i mundur. Në rast të anulimit të fluturimit të rezervuara, dëmshpërblimi për anulimin e kërkuar është si në vijim:


deri në 7 ditë para fluturimit 10% e çmimit të biletës,
prej 6 ditë deri në 48 orë para fluturimit 25% e çmimit të biletës,
prej 48 orë deri 0 orë para fluturimit 100% e çmimit të biletës.


Rekomandohet të lidhet një marrëveshje sigurimi. Kthimi i pjesëshëm ose i plotë i shumës së paguar për biletë mund të bëhet vetëm në formë të një kuponi në konton me parapagim të klientit .

3.5 Tarifat e Air Prishtina AG mund të ndryshojnë në çdo kohë. Këtu bëhet fjalë për tarifat e rezervimeve përmes telefonit, pagesat me kredit-kartelë, anulimet, ndryshimet e rezervimit ose tarifa të tjera. Këto tarifa, në çdo kohë, mund të reduktohen, të ngritën apo edhe të largohen krejtësisht.


4. Konfigurimi i ulëses

Nëse nga kompanitë ajrore operuese është teknikishtë e mundshme, pasagjerët kanë mundësinë të përzgjedhin ulësen e caktuar standarde ose një XL-ulëse me më shumë hapësirë për këmbë. Pasagjerët mund ta bëjnë rezervimin varësisht ulëseve në dispozicion dhe kundrejt një tarife të paracaktuar për pasagjer dhe destinacion. Air Prishtina AG ka të drejtën e rezervuar, që ulëset e rezervuara t`i rikonfigurojë nëse kjo kërkohet nga kompanitë ajrore për shkak të arsyeve të sigurisë etj. Në këto raste Air Prishtina AG, pasagjerit përkatës do t’ia rimbursoj tarifën e paguar.


5. Procesimi dhe pasojat e vonesave

5.1 Dokumentet e udhëtimit dhe konfirmimin e rezervimit duhet t`i keni të gatshme për Check-In.

5.2 Pasagjerët duhet të jenë të pranishëm në aeroport për Check-In së paku 2 orë para nisjes së fluturimit.

5.3 Nëse nuk respektohen afatet e përgatitjes për procesim, Air Prishtina AG rezervon të drejtën që të anulojë rezervimin.


6. Bagazhi

Rregullat në lidhje me bagazhin janë të ndryshme dhe përcaktohen varësisht nga kompania ajrore e cila realizon fluturimin. Rregullat për valixhe të dorës dhe rregullat aktuale të sigurisë duhet patjetër te respektohen.


7. Të dhënat personale

Pasagjeri e autorizon Air Prishtina AG që t`i përdorë të dhënat e tij personale (emrin, adresën, numrin e telefonit, E-mail adresën) për qëllime të rezervimit, pagesës së biletës, ofrimin e të dhënave për kompanitë ajrore, për ruajtjen, përdorimin dhe dërgimin në zyrat e Air Prishtina AG, përfaqësuesit e autorizuar, ndërmarrjet për lëshimin e kredi-kartelave ose kartave të bankës, personave të tretë të besueshëm dhe partnerëve bashkëpunues - organeve qeveritare dhe kompanive ajrore të cilat realizojnë fluturimin.


8. Kontroll krediti

Në mënyrë që t'ju ofrojmë opcionet më të mira të mundshme për zgjedhjen e metodës së pagesës, duhet të mbrohemi ne dhe ju kundër keqpërdorimit. Prandaj, ne i transmetojme të dhënat personale që kërkohen për një kontroll kredie (emri, mbiemri, të dhënat e adresave) tek një agjenci verifikimi. „CRIF AG“ bën një vlerësim të përshtatshëm bazuar në procedurat matematikore-statistikore. Llogaritja e vlerës së probabilitetit përfshin gjithashtu të dhënat mbi adresën tuaj. Ne përdorim informacionin që marrim në lidhje me probabilitetin statistikor të vonesës për një vendim të balancuar mbi opcionet e pagesës që do t'ju ofrohen. Nëse nuk pajtoheni me metodat e pagesave të ofruara për ju në bazë të kësaj procedure të automatizuar, mund të na informoni përmes një letre me shkrim ose përmes emaili. Pastaj do ta shqyrtojmë vendimin, duke marrë parasysh qëndrimin tuaj. Ju mund të kundërshtoni transmetimin e të dhënave tuaja në CRIF AG në çdo kohë. Një njoftim teksti (p.sh., e-mail, faks, letër) është i mjaftueshëm. Megjithatë, ne theksojmë se në këtë rast, blerja me fature , nuk është më në dispozicion si një metodë pagese per ju.


9. Përgjegjësitë mbi dëmtimet

Përgjegjësia për dëmshpërblimin në lidhje me pasagjerin, bagazhin dhe mallrat për shkak të vonesës, mos-transportin dhe anulimin është i përcaktuar sipas rregullave të kompanive ajrore të cilat realizojnë fluturimin ose sipas dispozitave ligjore në fuqi. Çdo reklamim, ankesë, kërkesë për dëmshpërblim ose padi duhet paraqitur me shkrim pranë kompanisë ajrore e cila realizon fluturimin. Paraqitja e një raporti mbi dëmin pranë aeroportit ose në Air Prishtina AG nuk e zëvendëson njoftimin me shkrim që duhet dërguar në kompaninë ajrore përgjegjëse në afatin e përcaktuar ligjor.


10. Fluturimet

Pasagjeri do të transportohet me aeroplanët e linjave të rregullta ajrore si dhe Charter të një kompanie ajrore zvicerane apo të huaj. Oraret e publikuara të fluturimeve, kompanitë ajrore dhe llojet e aeroplaneve mund të pësojnë ndryshime afatshkurtra.


11. Reklamimi

Reklamimi duhet të bëhet menjëherë pranë shërbimit ndaj konsumatorit tek Air Prishtina AG: kontakt@airprishtina.com ose servicecenter@airprishtina.com.


12. Përdorimi i Web-faqes

Informatat, produktet dhe shërbimet të cilave mund t’u qaseni përmes kësaj web-faqeje, nuk lejohet të ndryshohen apo të përdoren për qëllime tjera.


13. Pranimi i këtyre termave dhe kushteve të përgjithshme (TKP)

Përdorimi i web-faqes www.airprishtina.com dhe shërbimet e prezantuara përmes saj nga Air Prishtina AG, janë subjekt i këtyre termave dhe kushteve të përgjithshme (TKP). Me përdorimin e kësaj web-faqeje ju i pranoni TKP-të plotësisht dhe pajtoheni me ato, përndryshe nuk ju lejohet përdorimi i web-faqes airprishtina.com dhe shërbimet e ofruara përmes saj.


14. Marrëveshjet plotësuese

Marrëveshjet shtes, plotësimet, ndryshimet apo zotimet tjera, vlejnë vetëm atëherë kur të jenë të konfirmuara me shkrim.


15. Ligji i aplikueshëm

Kontrata i nënshtrohet plotësisht ligjeve zvicerane kompetente në Cyrih, Zvicër.
Versioni në gjuhën gjerman i këtyre termave dhe kushteve të përgjithshme ka përparësi nga versionet e përkthyera.


16. Klauzola Salvatore (e veçimit)

Nëse një ose më shumë dispozita të kësaj kontrate janë ose bëhen të pa efektëshme juridikisht, vlefshmëria e dispozitave të tjera të kontratës mbetet e paprekur.


17. Vlefshmëria

Këto kushte vlejn nga data 01.03.2018.
Në rast të paqartësive rreth këtyre rregullave, kërkoni ndihmë në Contact Center të Air Prishtina AG, në numrin kontaktues: +41 44 221 19 17.