Informacionet | Air Prishtina
Informacionet
Informacione gjithëpërfshirëse për fluturimet tuaja

Çfarë na dallon neve nga të tjerët është besueshmëria dhe profesionalizmi ynë në trajtim dhe shërbim. Ne angazhohemi që me teknologjinë më moderne dhe shërbime cilësore, të bëjmë fluturimin tuaj për në Kosovë dhe Maqedoni sa më të rehatshëm. Thjeshtë, shpejtë dhe rehatshëm.


24h Contact Center
Shërbimi ynë ndaj klientëve përmes telefonit është në shërbim gjatë 24 orëve me tarifa lokale. Ne i pranojmë kërkesat tuaja për rezervime dhe i përgjigjemi në mënyrë kompetente dhe flexibile të gjitha pyetjeve rreth udhëtimit tuaj. Agjentët tanë mund të na kontaktojnë në Contact Center gjatë orarit të zakonshëm të punës.


Helvetic-Assistance

Udhëtoni sigurtë me sigurimet e ofruara nga Helvetic-Assistance. Gjatë procesit të rezervimit, ju mund të zgjedhni shërbimet e sigurimit si në vijim:

Shpenzimet e anulimit, Asistenca dhe Sigurimi i bagazhit


Rezervoni hotelin

Menjëherë pas fluturimit, mendo për akomodimin tuaj. Rezervo akomodimin tuaj, sigurtë dhe besueshëm duke vazhduar në linkun te HRS.

Rent a Car

Me të arritur, i gatshëm për të lëvizur tutje. Rezervo tani veturën shpejtë dhe besueshëm duke vazhduar në linkun te Car Trawler.

Web Check-in
Kurseni kohën tuaj nga pritjet në aeroport. Me Web Check-in, në disa kompani ajrore, ju mund të bëni check-in për fluturimin tuaj, ta zgjedhni ulësen tuaj rehatshëm nga shtëpia, dhe njëkohësisht të shtypni bordkartën tuaj.


Fluturoni pa pengesa

Informacione për udhëtarët me nevoja të veçanta

Linjat ajrore përkatëse ofrojnë shërbime shtesë për personat me aftësi të kufizuara ose lëvizshmëri të kufizuar, për ta bërë udhëtimin me aeroplan sa më të rehatshëm. Varësisht prej sëmundjes ose aftësisë së kufizuar, ju detyrimisht duhet të lajmëroheni sa më shpejt, në mënyrë që ne të mund të bëjmë përgatitjet e nevojshme për ju. Duke pas parasysh interesin e sigurisë së përgjithshme dhe asistencës suaj personale, na vjen keq që në secilin fluturim ne mund të pranojmë një numër të kufizuar të udhëtarëve me nevoja të veçanta.


Lajmërimi

Për lajmërimin tuaj, më së voni dy ditë pune para nisjes, ju mund ta përdorni formularin tonë të kontaktit ose mund t`i informoni punëtorët tanë në Contact Center lidhur me kërkesat tuaja.

Ju lutemi, që në ditën e udhtimit tuaj, të paraqiteni në një nga sportelet e caktuara në aeroport 30 minuta para hapjes së rregullt për check-in. Nëse përdorni karrocë elektrike, ju lutemi që të paraqiteni 60 minuta para hapjes së rregullt për check-in.

Natyrisht, ju mund të merrni me vete karrocen tuaj personale apo mjetet tjera ndihmëse të cilat ua lehtësojnë lëvizjen. Ne i transportojmë këto falas.