Si posedues i Air Prishtina Card, për çdo fluturim të cilin rezervoni do të përfitoni një bonus prej 5%* (taksat dhe shpenzimet nuk janë të përfshira) i cili do t‘ju kreditohet në llogarinë tuaj të përdoruesit. Gjithashtu, lidhja mes Air Prishtina Card dhe llogarisë së përdoruesit do t‘ju lehtësojë dukshëm në të ardhmen të gjithë procesin e rezervimit. Të dhënat tuaja duhet t’i jepni vetëm një herë – dhe qysh në fluturimin e radhës do të mjaftojë vetëm shënimi i fjalëkalimit dhe emrit të përdoruesit. Përveç kësaj, llogaria e përdoruesit shfaq si të përfshira bilancet e kreditit si edhe informacione të tjera të rëndësishme personale. Sigurisht që karta e Air Prishtina dhe llogaria e përdoruesit nuk përbëjnë asnjë kosto për ju. Deri sa t‘ju dërgohet karta e klientit të Air Prishtina (kjo mund të zgjasë disa javë), ju do të mund të përfitoni të gjitha zbritjet duke treguar numrin tuaj të klientit. Të dhënat tuaja mbi përdoruesin si dhe numrin e klientit do t’i merrni menjëherë përmes E-Mail-it.
Si posedues i kartelës Black Card** përveq tjerash, ju përfitoni edhe këto favore:
- Ndërrimin e datës, nëse ende ka vende të lira për fluturimin e dëshiruar, deri në 48 orë para nisjes, mund ta bëni pa pagesën e penalltisë. Kosto tjera mund të paraqiten për arsye të ndërrimit të tarifës së klasës në çmime.
- Anulimin, deri në 48 orë para nisjes së fluturimit, mund ta bëni pa penalizim.
*E drejta në përfitimin e bonusit ekziston vetëm për rezervimet të cilat i bëni me Air Prishtina Card. Ju lutem t`i keni parasyshë Termat dhe Kushtet e Përgjithëshme (TKP) gjatë përdorimit të kartelës. TKP aktuale i gjeni këtu.
**Favoret e Air Prishtina Black Card i gëzon vetëm poseduesi i kartelës.