Bagazhi | Air Prishtina
Bagazhi

Këtu gjeni gjithçka që ju duhet të dini për bagazhin tuaj, si për atë që dorëzoni në sportel apo që mbani me vete në dorë, ashtu edhe për bagazhin special!

Bagazh dore
Pesha maksimale: 6 kg
Përmasat maksimale: 55 × 40 × 20 cm

Bagazhi që duhet dorëzuar
Të rriturit dhe fëmijët (nga 2 vjet): max. 20 kg
Foshnjat (më pak se 2 vjet): max. 10 kg
Përveç bagazhit falas, për foshnje ju mund të dorëzoni pa pagesë edhe ndonjëren nga këto: një karrocë fëmijësh, një Buggy, një ulëse fëmijësh ose një shtrat për foshnjë.

Bagazhet e tepërta: tejkalimi i peshës së lejuar kushton 10 EUR ose 12 CHF për kilogram. Valixhja e dorëzuar nuk mund të jetë më e rëndë se 32 kg.

Ju rekomandojmë që gjithmonë të keni një sigurim bagazhi.

Gjësende të caktuara nuk mund të mbahen në valixhe sepse janë shumë të rrezikshme. Një pasqyrë e rregullave të aplikueshme mund të gjenden këtu.

Dëshironi të merrni me vete biçikletën tuaj, instrumentet muzikore, pajisjet mjekësore etj? Nuk ka problem - ne e trasportojm bagazhin tuaj special!

Në përgjithësi vlen kjo rregull: ju duhet të lajmëroni bagazhin tuaj special së paku 48 orë para nisjes së fluturimit. Pesha maksimale e lejuar është 30 kg.