Udhëtimi me kafshë shtëpiake | Air Prishtina
Udhëtimi me kafshë shtëpiake

Kafsha juaj shtëpiake është e mirëpritur të fluturojë së bashku me ju. Për fat të keq ne mund të transportojmë vetëm një numër të caktuar të llojeve të kafshëve shtëpiake, dhe atë vetëm qen, mace dhe breshka.

Ju lutemi vini re: gjithmonë duhet t'i paraqisni të gjitha dokumentet e nevojshme të kafshës suaj shtëpiake për hyrje/dalje nga shteti i caktuar (pasaportën e vlefshme, vaksinimin dhe certifikatat shëndetësore).

Marrja me vete në board (max 6 kg)
Qentë e vogël dhe macet deri në max 6 kg (inkluzivë kutia për transport) mund t`i merrni me vete ne board. Kutia për transport duhet të vendoset nën karrigen përpara jush dhe gjatë gjithë kohës së fluturimit kafsha duhet të qëndroj në kuti. Madhësia e kutisë së transportit nuk mund të tejkalojë 55 x 40 x 20 cm.

Për këtë shërbim aviokompania ajrore aplikon tarifën prej 60 EUR ose 60 CHF për një rrugë. Pagesa e këtij shërbimit bëhet ditën e fluturimit në sportelin për Check-in.

Marrja me vete e kafshëve mbi 6 kg
Kafshët më të rënda se 6 kg, duke përfshirë kutinë e tyre, duhet të transportohen në bagazh të aeroplanit. Kafsha juaj duhet të jetë në një kuti transportuese të përshtatëshme dhe të pastër, ku mund të qëndrojë dhe të shtrihet normalisht. Kutia duhet të jetë e pajisur me një enë uji/ushqim, dhe që mund të furnizohet nga jashtë. Kjo enë nuk duhet të jet e mbushur gjatë fluturimit.

Transportimi në bagazh të aeroplanit deri në 20 kg paguhet 120 CHF ose 100 EUR, ndërsa mbi 20 kg paguhet 150 CHF ose 125 Euro, për çdo rrugë.

Fatkeqësisht, transportimi i kafshëve në bagazh të aeroplanit nuk është i mundur në të gjitha destinacionet.

Rregullat e veçanta
Për transportin e kafshëve zbatohen rregulla të veçanta. Ju lutem informohuni mirë në lidhje me kushtet dhe kufizimet që lidhen me importin dhe eksportin e kafshëve. Ju jeni të obliguar t`i përmbaheni këtyre kushteve dhe vetëm ju jeni përgjegjës për të gjitha dëmet e shkaktuara nga kafsha juaj ose gjatë transportit të saj.

Transporti i kafshëve gjithashtu i nënshtrohet dispozitave ndërkombëtare të Rregulloreve të IATA-s për Kafshët e Gjalla.

Rregullat për hyrje të kafshëve shtëpiake
Që nga 1 tetori 2004, është në fuqi Rregullorja e BE-së 998/2003 për Kushtet Veterinare për kafshët shtëpiake. Kjo rregullore shërben për të shmangur tërbimin.

Ju lutemi informohuni para udhëtimit tuaj në lidhje me Rregullat për hyrje të kafshëve shtëpiake. Lexoni Rregulloren e BE-së para prenotimit të fluturimit tuaj ose konsulltohuni me veterinerin tuaj, zyrën veterinare apo pikën kontrolluese kufitare.