PERGATITJET PER UDHETIM
Siguria dhe shëndeti i pasagjerëve dhe ekuipazheve janë parësore. Linjat ajrore zbatojnë plotësisht masat higjienike dhe konceptet e shërbimeve të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Siguri në Aviacionit (EASA). Meqenëse distancat minimale në kabinë nuk mund të respektohen gjithmonë, të gjithë pasagjerët nga mosha gjashtë vjeç dhe të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë të detyruar të mbajnë maskë mbrojtëse. Përveç kësaj, bashkëveprimi midis ekuipazhit dhe pasagjerëve gjatë fluturimit mbahet në minimum. Përveç kësaj, e gjithë flota është e pajisur me filtra të veçantë ajri "HEPA" si standard.
Qëndroni në shtëpi në rast sëmundjeje
Filloni udhëtimin tuaj vetëm nëse ndjeheni mirë me shëndet. Qëndroni në shtëpi nëse keni simptoma të tilla si: ethe, kollë, gulçim, humbje e shijes ose nuhatjes.
Maskë për mbrojtje të gojës dhe hundës të keni me vete
Sigurohuni që të keni maska mbrojtëse të mjaftueshme për udhëtimin tuaj. Mbulimi i gojës dhe hundës gjatë fluturimeve tona është i detyrueshëm për të gjithë pasagjerët e moshës 6 vjeç e lart.
Zbatoni rregullat e higjenës
Ndiqni rregullat e përgjithshme për higjenën dhe distancimin fizike, siç janë larja e duarve, mbajtja e distancës kur pritni në radhë etj.
Planifikoni më shumë kohë
Duke pas parasyshë rrethanat aktuale, ju lutemi të jeni në aeroport së paku 3 orë para nisjes së fluturimit tuaj.
Keni parasyshë kushtet për udhëtim
Informohuni në lidhje me kushtet për hyrje në destinacionin e dëshiruar. Nëse është e nevojshme, shtypni formularët përkatës dhe plotësoni ato përpara se të udhëtoni.
Shërbimi i reduktuar në bord
Shërbimi ynë në bord është i kufizuar. Deri në njoftimin e radhës, ju nuk mund të blini pije, snacks apo gjëra tjera Duty-Free në bord.. Për secilin pasagjer ka një shishe uji (0.5l) në xhepin e ulëses.
KUSHTET PER UDHETIM
Këtu, pasagjerët kanë mundësi të informohen me masat e ndërmarra lidhur me Corona, të cilat zbatohen në vende përkatëse. Këto informacione aktualizohen rregullisht. Në parim, është përgjegjësi e pasagjerëve që të informohen dhe t`i plotësojnë kushtet aktuale të hyrjes në vendet përkatëse.
Zvicër
Shtypni dhe plotësoni Kartën e kontaktit për të hyrë në Zvicër. Ekuipazhi ynë i mbledh ato në aeroplan para se të zbarkoni në Cyrih.
Zvicra ka listuar disa shtete evropiane në indeksin Corona, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Kushdo që hyn në Zvicër nga një prej këtyre vendeve, duhet të futet në karantinë (vetizolim) për dhjetë ditë (shiko kutinë e informacionit me listën e shteteve). Linku
Gjermani
Gjermania ka listuar disa shtete evropiane në indeksin Corona, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Kushdo që hyn në Gjermani nga një prej këtyre vendeve, duhet të futet në karantinë (vetizolim) për katërmbëdhjetë ditë (shiko kutinë e informacionit me listën e shteteve). Linku
Maqedoni Veriore
Shtypni dhe plotësoni Formularin shëndetësor për pasagjer para se të bëni Check-in, për të hyrë në Maqedoninë Veriore.
Itali
Për të udhëtuar nga Italia, ju duhet të shtypni dhe plotësoni formularin SELF-DECLARATION COVID-19.
Për të hyrë në Itali, ju duhet të shtypni dhe plotësoni formularin SELF-DECLARATION ENTRY INTO ITALY.
Bagazhi i dorës me përmasa 55×40×20 cm nuk lehohet në board. Ju lutem te keni me vete vetëm një bagazh deri në 20 kg i cili dorëzohet në Check-in.
Italia ka listuar disa shtete evropiane në indeksin Corona, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Kushdo që hyn në Itali nga një prej këtyre vendeve, duhet të futet në karantinë (vetizolim) për katërmbëdhjetë ditë. Linku