Bazuar në rrjetin tonë gjithnjë në rritje, për shumë njerëz në Kosovë dhe Maqedoni, ne jemi bërë porta dalëse në Evropë dhe në tëre botën. Me linjat e rregullta nga Prishtina dhe Shkupi për në Metropolet evropiane të shumta, si dhe me fluturimet Charter, Air Prishtina ua hape klientëve të saj botën e udhëtimit.
Air Prishtina. Për kualitet dhe besueshmëri
Qëllimi jonë është që të mbetemi edhe më tutje ofruesi kryesor i udhëtimeve me aeroplan në Kosovë dhe Maqedoni si dhe gjithashtu të përforcojmë dhe të zgjerojmë këtë pozicion edhe përkunder konkurencës së fortë edhe më tutje. Synimi jonë kryesor është që kërkesat e klientëve tanë t`i përmbushim duke patur kujdes në raportin e cmimit me kualitetin e shërbimit. Duke zgjedhur me kujdes partneret tanë ne sigurohemi që në të gjitha kategoritë e cmimeve të ofrojme një standard të lartë kualiteti dhe të forcojmë pavarësinë tonë si ndërmarrje e pavarur me rrënjë të fuqishme regjiionale. Zhvillimi i sigurtë dhe serioz i fluturimeve, sensibiliteti i lartë i cmimeve si dhe personeli kompetent dhe miqësor janë bazamenti i sukseseve tona të vazhdueshme dhe të pozicionit tonë udhëheqës në treg.
Për të garantuar pretendimet tona të larta për kualitet, besueshmëri dhe siguri, ne bashkëpunojmë me kompani ajrore të ndryshme dhe të mirënjohura. Falë këtyre partneriteteve intenzive dhe në të shumtën e rasteve shumëvjeqare na është mundësuar që për klientët tanë të krijojmë një rrjetë të destinacioneve me fluturime direkte ekonomike për shumë destinacione në Evropë.
Tek Air Prishtina ndërthuret organizimi eficient me kualitetin e lartë në këshillim, përkujdesje dhe finalizim. Bashkëpunëtorët tanë me njohuritë e tyre në shumë gjuhë janë të specializuar në fluturime drejtë destinacioneve më të rëndësishme në Evropë dhe Kosovë e Maqedoni. Ata janë personat tuaj kontaktues për të gjitha pyetjet tuaja. Pavarësisht kërkesës suaj për vizitën tuaj familjare, udhëtimin tuaj afarist ose vetëm për pushimet tuaja, ne do ju këshillojmë në menyrë kompetente dhe gjithëpërfshirëse sikurse askush tjetër.
Ne jemi në hap me teknologjinë më të fundit që udhëtimi juaj nga planifikimi, tek rezervimi e përfundimisht deri tek aterimi të jetë sa më i këndshem. Kjo vlenë edhe për komunikimin edhe për shërbimet tjera të gjithanshme. Kjo përbehet për shembull nga Kontakt Qendra që është në shërbimin tuaj 24 orë, sistemi profesional online i rezervimeve, Check-in online si dhe rezervimit te ulëseve. Që të ofrojmë këtë ne shfrytëzojmë teknologjitë më të reja që janë në dispozicion por edhe gjithashtu krijojmë vazhdimisht zgjedhje inovative dhe të reja.
Për këtë ne u falenderohemi përzemërsisht klientëve tanë për besimin e treguar ndaj nesh. Klientëve tanë besnik që janë në rritje u falenderohemi për rekomandimin e fluturimeve tona. Besimin tuaj ndaj Ndërmarrjës sonë, e cila mishëron frymën përparimtare të themeluesit Bexhet Salahi, ne e shohim si mirënjehohje shumë të vecantë.
Drejtuesit
Leyla Ibrahimi-Salahi
Kryetare e Bordit dhe CEO
Historiku
Që nga viti 1981 ne jemi ura në mes të atdheut dhe familjes. Fillimisht si Reisebüro Prishtina, e që nga 1 Janari i vitit 2005 si Air Prishtina me selinë qendrore në Zürich. Sot Air Prishtina është njëri nga ofruesit kryesor të fluturimeve me cmime të volitshme dhe kualitative për në Kosovë dhe Maqedoni. Nga Zvicra por edhe nga një numer në rritje i qyteteve tjera në Evropë në ofrojmë fluturime të rregullta për në atdhe.
1981 – 1982: Themelimi i Ndërmarrjes dhe sukseset fillestare
Air Prishtina e sotme është themeluar në vitin 1981 fillimisht si Reiseburo Prishtina (RBP) nga Bexhet Salahi. Vizioni tij ishte: Ai deshi që shqipëtarëve që jetonin në Evropë tiu ofronte mundësi fluturimi të volitshme, të sigurta dhe të besueshme për ti vizituar të afërmit e tyre në Kosovë dhe rrethinë. Qysh në vitin e parë të themelimit Reiseburo Prishtina organizoi fluturimin e saj të parë për ne Prishtinë. Sfida më e madhe që është paraqitur atëbotë ishte që aeroportin e deri atëhershëm ushtarak ta shndërrojë në aeroport civil. Duke bërë këtë hap Bexhet Salahi në Kosovë nisi një epokë të rë të transportit ajror të udhëtarëve dhe krijoj themelin për zhvillimin e mëtejmë të Ndërmarrjes. Është meritë e tij dhe në bazë të angazhimit të tij vizionar Aeroporti i Prishtines sot është aeroporti më i frekuentuar në regjionin e Ballkanit.
1983 – 1992: Vitet e para të zgjërimit
Qysh në vitin 1983 Bexhet Salahi inicoj zhvillimin e Ndërmarrjes së tij me krijimin e degëve në Kosovë dhe Maqedoni, e më tutje në Basel, Bern, Gjeneve dhe Lausanne si dhe në qytete tjera.
1993–2004: Hapi drejt Gjermanisë dhe Austrisë
Në vitin 1993 Bexhet Salahi hapi degën e parë në Gjermani dhe qysh në atë vit realizoj fluturimet e para nga Dusseldorf dhe Stuttgart për në Prishtinë. Me degën e saj të re në Vjenë, Reiseburo Prishtina ishte e pranishme në 15 qytete të Evropës Përendimore dhe gjithashtu edhe në qytetet më të mëdha të Kosovës dhe Maqedonisë.
Për të mundësuar dhe për të siguruar në periudhë afatgjate kualitet të lartë të finalizimit dhe të realizimit të udhëtimeve Bexhet Salahi inicoj ndër të tjera partneritete strategjike me agjensione te udhetimit dhe me kompani ajrore me renome.
2005–sot: Përforcimi i pozicionit lider si Air Prishtina
Me 1 Janar 2005 eshte themeluar Air Prishtina ne Zvicer dhe të gjitha Ndërmarrjet dhe Aktivitetet janë bashkuar në këtë Emër. Falë pozicionimit të saj të qartë drejtë klientëve dhe udhëheqjës inovative të kompanisë Air Prishtina zgjeroj dhe përforcoj pozicionin e saj lider në lëmin e udhëtimeve me aeroplan për në Kosovë dhe Maqedoni.
Vitët e mëtejme ishin të shënuara me investime të zgjëruara në teknologjitë më moderne, në rritjen e eficiencës dhe selektimit objektiv të partnerëve kualitativ. Angazhimi i tillë është qenësor në forcimin e pozicionit në treg si dhe mundëson rritjen e satisfaksionit të klientëve. Kjo strategji e cila vijon deri në ditët e sotme garanton suksesin dhe qëndrueshmerinë e kompanisë në një mjedis konkurrues.
Me vdekjen e tij në 7 Nëntor të vitit 2005 Bexhet Salahi la një boshllëk të madh. Dashuria e tij për të tjerët dhe angazhimi i tij social do të mbeten të paharruara. Ai ishte një pionier dhe Air Prishtina mbanë ëndrrën e tij me Fondacionin "Bexhet Salahi" në jetë: Përmirësimin e kualitetit të jetës së popullatës shqiptare.
Qysh nga fillimi, si bashkëthemeluese e Reiseburo Prishtina, gruaja e tij Feride Salahi qëndroj pranë tij. Ajo ishte partneri dhe mbështetesja e tij për të gjitha vendimet dhe sipërmarrjet. Deri në vdekjen e saj më 6 qershor 2011, ajo ishte anëtare e bordit drejtues të Air Prishtina AG dhe shoqëroi kompaninë me përkushtim personal. Ajo do të mbetet e paharrueshme për ne. Leyla Ibrahimi-Salahi, e bija e Bexhet dhe Feride Salahi, Me një angazhim dhe kompetencë të madhe që nga viti 2005 udhëheqe kompaninë profesionalisht dhe krejtësisht në kuptimin e themeluesve në një kurs të suksesshëm.
Imazhi i kompanisë. Ne qëndrojmë për këtë:
Njeriu në qendër të vëmendjes.
Te Air Prishtina njerëzit janë në qendër të vëmendjes. Ju si klientët tanë mund të mbështeteni në besueshmërinë, sigurinë dhe korrektësinë tonë. Qëllimi ynë kryesor eshte që t`ju sjellim në mënyrë të sigurtë dhe të këndshme në destinacionin tuaj dhe gjithashtu përsëri. Dëshirat dhe shqetësimet tuaja gjithmonë merren seriozisht nga ana jonë.
Fundamenti i Air Prishtina janë punonjësit. Duke marrë parasysh aftësitë e secilit, krijojmë hapësira për kreativitet individual dhe në këtë mënyrë promovojmë motivimin në punë. Veprimet tona karakterizohen nga parimet etike dhe ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë sociale. Air Prishtina siguron vende pune të sigurta, kushte të mira pune dhe me fondacionin tonë "Bexhet Salahi" ne jemi të angazhuar për humanizëm për qeniet njerëzore.
Cilësia dhe risitë - sot dhe në të ardhmen
Air Prishtina gjithmonë siguron një nivel të lartë të cilësisë së udhëtimeve dhe shërbimeve. Kete ua kemi borxh klientëve tonë besnik, partnerëve si dhe punonjësve tonë. Ne vendosim kërkesa të larta për profesionalizmin dhe angazhimin, dhe përpiqemi të përmirësojmë vazhdimisht shërbimet tona. Kjo gjithashtu përfshin zhvillimin e teknologjive të orientuara drejt klientit dhe inovacioneve të produktit. Vizioni ynë është progresiv dhe ne përpiqemi çdo ditë për të bërë atë, që tashmë është e mirë për të ardhmen. Ne jemi të vetëdijshëm se përparimi, strukturat organizative racionale, zgjerimi dhe inovacioni janë faktorë vendimtarë për suksesin dhe ekzistencën tonë.
Kujdesja e partneriteteve optimale
Në operimet e fluturimit, përzgjedhja e kujdesshme e partnerëve është përparësia kryesore, pasi kjo është mënyra e vetme për të siguruar parimet tona kryesore të besueshmërisë dhe sigurisë. Me partnerët tanë, ne përpiqemi për një partneritet afatgjatë. Respekti, besimi dhe mënyra e të menduarit drejt së ardhmes janë shtyllat kryesore të një bashkëpunimi të suksesshëm.
Siguria sociale dhe ekonomike
Ne përdorim burimet tona njerëzore dhe financiare me kujdes dhe me maturi. Burimet financiare investohen me besnikëri në të mirë të njohurive dhe besimeve tona, me qëllim të sigurimit të së ardhmes afatgjatë të kompanisë sonë.