Siguria dhe shëndeti i pasagjerëve dhe ekuipazheve janë parësore. Linjat ajrore zbatojnë plotësisht masat higjienike dhe konceptet e shërbimeve të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Siguri të Aviacionit (EASA). Meqenëse distancat minimale në kabinë nuk mund të respektohen gjithmonë, të gjithë pasagjerët nga mosha gjashtë vjeç dhe të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë të detyruar të mbajnë maskë mbrojtëse. Përveç kësaj, bashkëveprimi midis ekuipazhit dhe pasagjerëve gjatë fluturimit mbahet në minimum. Përveç kësaj, e gjithë flota është e pajisur me filtra të veçantë ajri "HEPA" si standard.
Qëndroni në shtëpi në rast sëmundjeje
Filloni udhëtimin tuaj vetëm nëse ndjeheni mirë me shëndet. Qëndroni në shtëpi nëse keni simptoma të tilla si: ethe, kollë, gulçim, humbje e shijes ose nuhatjes.
Maskën për mbrojtjen e gojës dhe hundës ta keni me vete
Sigurohuni që të keni maska mbrojtëse të mjaftueshme për udhëtimin tuaj. Mbulimi i gojës dhe hundës gjatë fluturimeve tona është i detyrueshëm për të gjithë pasagjerët e moshës 6 vjeç e lart.
Zbatoni rregullat e higjenës
Ndiqni rregullat e përgjithshme për higjienën dhe distancimin fizikë, siç janë larja e duarve, mbajtja e distancës kur pritni në radhë etj.
Planifikoni më shumë kohë
Duke pas parasyshë rrethanat aktuale, ju lutemi të jeni në aeroport së paku 3 orë para nisjes së fluturimit tuaj
Keni parasyshë kushtet për udhëtim
Informohuni në lidhje me kushtet për hyrje në destinacionin e dëshiruar. Nëse është e nevojshme, shtypni formularët përkatës dhe plotësoni ato përpara se të udhëtoni.
Shërbimi i reduktuar në bord
Shërbimi ynë në bord është i kufizuar. Deri në njoftimin e radhës, ju nuk mund të blini pije, snacks apo gjëra tjera Duty-Free në bord... Për secilin pasagjer ka një shishe uji (0.5l) në xhepin e ulëses.
KUSHTET PER UDHETIM
Këtu, pasagjerët kanë mundësi të informohen me masat e ndërmarra lidhur me Corona, të cilat zbatohen në vende përkatëse. Këto informacione aktualizohen rregullisht. Në parim, është përgjegjësi e pasagjerëve që të informohen dhe t`i plotësojnë kushtet aktuale të hyrjes në vendet përkatëse.
Kosova
Qeveria e Kosovës ka miratuar rregullore të reja për personat që hyjnë në Kosovë:
Zvicër
Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik ka vendosur mbi rregulloret e reja për personat që hyjnë në Zvicër, të cilat vlejne nga tani.
Ju duhet të qëndroni në shtëpinë tuaj ose në një strehim tjetër të përshtatshëm për dhjetë ditë, pas hyrjes tuaj në Zvicër dhe të shmangni kontaktet me njerëz të tjerë.
Gjermania
Ministria Federale e Shëndetësisë ka vendosur rregulloret e reja të hyrjes nga zonat e rrezikut në Gjermani, të vlefshme nga 11 janari 2021:
Maqedoni Veriore
Shtypni dhe plotësoni Formularin Shëndetësor për pasagjer para se të bëni Check-in, për të hyrë në Maqedoninë Veriore
Itali
Për të udhëtuar nga Italia, ju duhet të shtypni dhe plotësoni formularin SELF-DECLARATION COVID-19.
Për të hyrë në Itali, ju duhet të shtypni dhe plotësoni formularin SELF-DECLARATION ENTRY INTO ITALY.
Bagazhi i dorës me përmasa 55×40×20 cm nuk lehohet në board. Ju lutem te keni me vete vetëm një bagazh deri në 20 kg i cili dorëzohet në Check-in.
Italia ka listuar disa shtete evropiane në indeksin Corona, përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Kushdo që hyn në Itali nga një prej këtyre vendeve, duhet të futet në karantinë (vetizolim) për katërmbëdhjetë ditë. Linku