Kushtet e përgjithshme dhe kontraktuale të udhëtimit për Discover – pako turistike | Air Prishtina
Na kontakto
Kushtet e përgjithshme dhe kontraktuale të udhëtimit për Discover – pako turistike

Kushtet e përgjithshme dhe kontraktuale të udhëtimit në vijim, vlejnë për produktin dinamik "DISCOVER" të Air Prishtina AG.

Termet dhe kushtet e përgjithshme vetem per rezervim te fluturimeve (TKP) janë pjesë përbërëse e kushteve të përgjithshme dhe kontraktuale të udhëtimit në vijim. Këtu përjashtohet pika 3 (ndërrimi i fluturimit, ndërrimi i pasagjerit dhe anulimi) sipas TKP-së, e cila zëvendësohet me pikat 4 dhe 6 të ketyre kushteve.

 

Air Prishtina AG
Löwenstrasse 16
8001 Zürich

CHE-112.168.115


1. Lidhja e kontratës së udhëtimit

1.1 Rezervimi i udhëtimit ose regjistrimi i udhëtimit mund të bëhet gojarisht në Air Prishtina AG (në agjencinë e udhëtimit të Air Prishtina AG), përmes telefonit (0800 333 1 666), me email (servicecenter@airprishtina.com ose kontakt@airprishtina.com) ose nëpërmjet internetit online (www.airprishtina.com/discover).

1.2  Regjistrimi i udhëtimit të klientit, i cili është i bazuar në ofertat dhe broshurat e internetit të lëshuar nga Air Prishtina AG për udhëtimin përkatës, konsiderohet një ofertë obliguese për të lidhur një kontratë udhëtimi.

1.3 Kontrata e udhëtimit përmbyllet me pranimin e deklaratës së klientit nga Air Prishtina AG. Kjo nuk kërkon një formë specifike.

1.4 Menjëherë pas përmbylljes së kontratës, Air Prishtina AG do të dërgojë një konfirmim (me E-Mail) që përmban të gjitha informacionet thelbësore në lidhje me shërbimet e rezervuara të udhëtimit. Air Prishtina AG përdor adresën e emailit të klientit të depozituar në kohën e rezervimit.


2. Pagesa

2.1 Air Prishtina AG ka lidhur marrëveshje me një sigurim falimentimi, “FAIR Reisegarant”, për të siguruar depozitat e klientëve

2.2  Pas përmbylljes së kontratës, pagesa e çmimit të udhëtimit duhet të paguhet menjëherë në tërësi. Çmimi i udhëtimit mund të paguhet nga klienti në agjencinë e udhëtimit të Air Prishtina AG, me kartë krediti (për rezervime online), me transfertë bankare dhe nëse është e nevojshme me metodën e pagesës bob pay ose barzahlen.de në njërën prej pikave të pranimit të kompanisë përkatëse.

2.3  Në rast të anulimit dhe ndërrimit, tarifat janë të detyrueshme menjëherë.

2.4 Nëse klienti nuk paguan plotësisht çmimin e udhëtimit të rezervuar, pavarësisht nga data e caktuar, Air Prishtina AG rezervon të drejtën të tërhiqet nga kontrata e udhëtimit dhe të kërkojë nga klienti shumën e fiksuar në pikën 4.1.

2.5  Kërkesa për realizimin e udhëtimit ekziston vetëm me pagesën e plotë të çmimit të udhëtimit.


3. Shërbimet dhe çmimet

3.1 Përshkrimet e shërbimeve janë të bazuara ekskluzivisht në ofertimet në internet (www.airprishtina.com/discover) dhe informacionet e referuara në konfirmim (shih pjesën 1.4). Këto konsiderohen si të dakorduara.

3.2 Sidoqoftë, Air Prishtina AG rezervon shprehimisht të drejtën për të deklaruar një ndryshim në kushtet e referencës përpara nënshkrimit të kontratës, duke e informuar konsumatorin para se të rezervojë. Ndryshimet që janë të nevojshme pas përfundimit të kontratës lejohen vetëm nëse ato nuk janë të rëndësishme dhe nuk ndikojnë në planin e përgjithshëm të udhëtimit të rezervuar. Fluturimet e raportuara dhe oraret e transferimit si dhe linjat ajrore dhe avionët mund të ndryshojnë.

3.3 Çmimi i udhëtimit varet nga momenti i rezervimit, duke u bazuar në terminin e përzgjedhur për udhëtim, si dhe aeroporti i nisjes dhe çmimet përkatëse të klasës së fluturimit.


4. Anulimi nga konsumatori, ndërrimi i rezervimit, zëvendësimi i personave, ndërprerja e parakohshme e udhëtimit

4.1 Klienti mund të anulojë udhëtimin në çdo kohë para nisjes.  Faktor vendimtar është momenti i dorëzimi të deklaratës së tërheqjes tek Air Prishtina AG. Është e sqarua qartë se Air Prishtina AG, shërbimet (fluturimi, hoteli, udhëzuesit e udhëtimit, etj) i ka kombinuar në një pako turistike të pandryshueshme. Anulimet e veçanta nuk lejohen. Për shkak të këtyre karakteristikave të veçanta të tourit gjithëpërfshirës ("paketa turistike"), aplikohen tarifat e mëposhtme të anulimit:


deri në 30 ditë para nisjes 60%

nga 29 deri në 15 ditë para nisjes 70%

nga dita 14 para nisjes 80%

në ditën e nisjes 95% të çmimit të udhëtimit.


Klienti duhet të deshmoj që Air Prishtina AG nuk ka pasur asnjë dëm, apo ka pasur ndonje dëm që është dukshëm më i vogël se shuma e kërkuar e paushallit.

4.2 Deri 24 orë para fillimit të udhëtimit, klienti mund të kërkojë që një palë e tretë të hyjë në të drejtat dhe detyrimet e tij sipas kontratës së udhëtimit (ndryshimi i udhëtarit). Kostot shtesë të bëra për këtë rast, përcaktohen nga ora përkatëse në kohën e ndryshimit. Nëse çmimi aktual në kohën e ndryshimit të udhëtarëve për këtë itinerar është më i lartë se sa ishte në kohën e rezervimit origjinal, duhet të paguhet diferenca. Megjithatë, rimbursimi i një mungese të mundshme është i përjashtuar.

4.3 Pas përfundimit të kontratës, ndërrimi i rezervimit është e mundur vetëm pas anulimit të rezervimit të mëparshëm (sipas 4.1) dhe një rezervimi të ri.

4.4 Nëse klienti përfundon udhëtimin para kohe për arsye që i atribuohen klientit, kërkesa për rimbursim pro rata të çmimit të udhëtimit është përjashtuar.


5. Sigurimi i udhëtimit

Sigurimi i anulimit nuk është përfshirë në çmimin e turit. Air Prishtina AG rekomandon lidhjen e një sigurimi për anulim dhe riatdhesim.


6. Dorëheqja dhe ndërprerja nga Air Prishtina AG

6.1 Air Prishtina AG ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata në rastet e mëposhtme para nisjes, ose të përfundojë kontratën pas fillimit të udhëtimit:


- rrethanat e paparashikueshme (lufta, fatkeqësitë natyrore, etj.) e japin të drejtën e anulimit për shkak të dhunës madhore.

- nëse konsumatori gjatë udhëtimit sillet në mënyrë të pahijëshme, Air Prishtina AG nuk mund të të kryejë kontratën e udhëtimit.


6.2 Dorëheqja nga Air Prishtina do t'i komunikohet menjëherë klientit. Çmimi i udhëtimit i paguar nga klienti do të kthehet menjëherë. Nëse ndërprerja është shpallur nga Air Prishtina AG për arsye personale të konsumatorit (shkelje e kontratës), Air Prishtina AG mban të drejtën e çmimit të udhëtimit të dakorduar. Çdo shpenzim shtesë për transportin e kthimit do të bartet nga klienti.


7. Garancioni dhe kompenzimi

7.1 Nëse shërbimet e udhëtimit nuk ofrohen në përputhje me kontratën, klienti mund të kërkojë dëmshpërblim. Nëse nuk ofrohet asnjë mjet juridik brenda një periudhe të arsyeshme, klienti ka të drejtë të ndërpresë kontratën e udhëtimit.

7.2  Ankesat duhet të raportohet menjëherë tek udhëzuesi i turit aty për aty. Udhëzuesi i turit është i obliguar të marr parasyshe ankesen, derisa vertetimi i mangësive dhe njohja e së drejtës  vertetohet vetëm nga Air Prishtina AG.

7.3 Nëse ankesa nuk është e bazuar, reduktimi i çmimit të udhëtimit nuk merret parasyshë. Në rast se shërbimet e ofruara nuk i përmbushin kushtet sipas kontratës, atëhere klienti ka të drejtën e kërkesës për zbritje të caktuar të çmimit

7.4 Zbatohen dispozitat ligjore në fuqi.


8. Juridiksioni

8.1 Zbatohet ligji zviceran.

8.2 Adresa dhe zyra e regjistruar e Air Prishtina AG është Löwenstrasse 16, 8001 Zürich.

8.3 Klienti mund të ushtroj padi kundër Air Prishtina AG vetëm në selinë e saj.


9. Të ndryshme

Mosvlefshmëria e ndonjëres nga kushtet e kësaj rregulloreje, nuk arsyeton pavlefshërinë e kushteve dhe/apo kontratës në tërësi.


10. Vlefshmëria

Këto kushte vlejn nga data 01.03.2018.
Në rast të paqartësive rreth këtyre rregullave, kërkoni ndihmë në Service Center të Air Prishtina AG, në numrin kontaktues: 0800 333 1 666.