Kosova | Air Prishtina
Kosova
time to discover. Udhëtime kulturore të personalizuara

Historia e saj mijëravjeçare, e bënë sot Kosovën një mozaik emocionues të kulturave të ndryshme. Andaj, mos prisni, përjetoni këtë vend nga afër. E gjendur në zemër të Ballkanit, Kosova u ofron vizitorëve të saj një sërë atraksionesh kulturore, historike dhe natyrore. Që nga peisazhet e buta kodrinore dhe majat malore të mbuluara me borë, livadheve te gjelbra e deri te fushat e shtrira mes germimeve te lashta arkeologjike dhe fshatrat e qytetet historike. Aktivitetet e ndryshme qe mbushin rruget e qyteteve te medha, e bejne Kosoven nje vend gjallerues. Shumellojshmeria kulturore, e perhapur gjithandej, verehet dhe ndjehet kudo – toleranca perjetohet cdo dite. Kosova eshte nje vend qe ne harten turistike sapo ka filluar te shfaqet, por ka shume per t`u zbuluar.

Historia dhe kultura

Kosova e sotme dikur ishte atdhe i ilirëve dhe më vonë pjesë e Perandorisë Romake dhe Osmane. Kulturat e ndryshme kanë lënë shumë gjurmë në të gjithë vendin, e të cilat ende jane të dukshme gjithandej. Vende arkeologjike si Ulpiana apo Artana dhe ndërtesat historike në të gjithë vendin janë dëshmi të ndikimeve të ndryshme kulturore. Kosova kaloje neper shume luftëra dhe detyrimisht ka perjetuar shumë vite të renda dhe te errëta. Rimekembja vazhdon ende në shumë pjese te saj. Traditat vazhdojnë të mësohen, jetesohen dhe interpretohen në mënyrë të re dhe moderne. Historia mijëravjeçare me ndikimet e ndryshme kulturore e kombinuar me Kosovën moderne ofron një eksperience udhetimi gjalleruese dhe te larmishme.

 

Fshatra te vogla, Qytete plote gjalleri

Prishtina, Prizreni apo Gjakova janë ndër qytetet më interesante në vend. Vizitat, shopingu dhe jeta e theksuar e nates, i bëjnë këto qytete destinacione te domosdoshme, nese udhetoni drejt ketij vendi. Rajonet rurale të Kosovës karakterizohen me fshatra të vogla, ne të cilat edhe ne ditet e sotme kultivohen bujqesia. Mes fushave, pergjate lumenjeve ose rreze maleve, ato qendrojne ne menyre idilike dhe shperfaqin jeten e thjeshte te banoreve rural. Kullat, shtepite tradicionale trekateshe prej guri, radhiten skaj rrugeve te fshatrav dhe ju kthejne prapa ne kohera tashme te harruara. 

Pulsi i Kosovës së re ndjehet ne qytetet si Prishtina, Prizreni apo Gjakova me shume. Kafenete bashkekohore radhiten mes  dyqaneve moderne,  dyqanet e vogla artizanale po shendrrohen ne restorante dhe bare. Karakteri multikulturor i vendit reflekton dukshem. Per  shembull, ne Prizren xhamitë ndodhen prane kishave katolike dhe ortodokse - dhe kjo askujt nuk i pengon. Nuk është çudi që qyteti është bërë simbol i paqes dhe tolerancës. Akceptimin e te qenurit ndryshe, vizitoret e verejne qysh ne hapin e pare qe bejne ne kete qytet.

 

Peisazhi dhe natyra

Male te mbuluara me debore, ujevara ne pyje, shpella te mistershme dhe fusha te gjera - panorama e Kosoves eshte e larmishme dhe u ofron vizitoreve te saj shume gjera te ndryshme. Uji i burimeve dhe krojeve është i mirë dhe i shendetshem. Bukuritë natyrore të vendit duhet eksploruar. Për ta bere këtë, ju duhet të hyni edhe në nëntokë, sepse ia vlene te vizitohen edhe shpellat e gëlqeres ne Radac ose Gadime. Kosovarët janë shumë të vetëdijshëm për thesaret e tyre natyrore. Prandaj ne shume mjedise te kendshme, buze brigjeve te lumenjeve, në pyje idilike ose në lartësi kodrinore mund te gjeni per shembull kafene dhe restaurante te rehatshme me pamje te bukur panoramike mbi vendin.

 

Ecje malore dhe Ciklizem

Duke ju falenderuar relievit te ndryshem, Kosova eshte e mrekullueshme edhe për pushime aktive. Per adhuruesit e ecjes malore (Hiking) dhe Alpinistët, Ballkani kohët e fundit është shendrruar në një rajon turistik mjaft aktraktiv. Malet e ndryshme të Kosovës me lartesi mbi 2000 metra terheqin për shetitje të ndryshme - nga ato njëditore, e deri te shetitjet shumëditore drejte majave më të larta. Veçanërisht perëndimi dhe jugu jane te pershatshme per kete lloj pushimi. Nje nga pikënisjet ideale është Juniku rreze Bjeshkëve te Nemuna, te cilat nga viti 2013 jane te deklaruara si park nacional. Ky Fshat i vogël shtrihet rreze majes se Gjeravices, e cila me 2656 metrat e saj eshte maja me e larte ne Kosove. Nga këtu fillojne udhetimet drejt Bjeshkeve te Nemuna. Ky rajon mund të eksplorohet edhe me biçikleta - qoftë gjate një shetitjeje te këndshme nëpër fshatrat përreth, apo edhe ne kuader te një turi me biçikletë malore te kombinuar me ecje ne male (Hiking). Air Prishtina me kenaqesi do t'ju këshillojë ne kete drejtim.

 

Vepra artizanale

Artizanati ka një traditë të gjatë në Kosovë. Arti i filigranit ose punimi i veshjeve tradicionale vazhdon deri ne ditet e sotme. Punimet e dores mund te shihen dhe te blihen gjithashtu. Në qytetin e Gjakovës do keni mundesine ti vizitoni punishtet e vogla te veprave artizanale, ku nder te tjera edhe ne ditet e sotme djepat punohen me dore. Gjatë një vizite në dyqanin e zdrukthtarisë do të merrni informacione te shumta rreth ketij artizanati apo edhe te bleni suvenire te ndryshme.

 

Ushqimi dhe pija

Kuzhina kosovare është e pasur me kalori dhe e begate per nga sasia. Një ushqim tradicional fillon me një sallatë me domate, tranguj dhe djathë të deleve të shoqëruar nga ajvari, speca të mbushur, patelxhan, fasule, mish i terur, kos etj. Varesisht nga pergatitja disa nga ushqimet mund te jene edhe pikante. Nuk duhet te mungoj buka ne sasi te mjaftueshme por as flia. Pjata kryesore ofron ushqime te ndryshme te mishit: Mish te pules, mish gjedhi ose qengji, apo mish dhie nga skara. Pa marre parasysh se cfare porosisni ne Kosovë, ju nuk do të largoheni i uritur nga ai lokal. Ushqimin e pasur mund ta kombinoni me birre te ftohte ose verë vendore. Tek pijet joalkoholike përveç ujit, Ajrani është gjithashtu i përshtatshëm. Si permbyllje apo Digestif mund te porosisni raki vendore nga kumbulla ose rrushi qe ka një përmbajtje të konsiderueshme të alkoolit qe ndihmon ne tretjen e ushqimit.