Maqedonia me Air Prishtina | Air Prishtina
Na kontakto
Maqedonia me Air Prishtina
time to discover. Zbuloni Maqedoninë me Air Prishtina

Maqedonia gjendet në qendër të Ballkanit dhe rrethohet nga Shqipëria, Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Kosova. Musafirët i pret një histori mijëravjeqare, ndikime nga kultura të ndryshme si dhe një peisazh i larmishëm, metropole të mëdha dhe fshatra të vogla. Atë që mund ta themi tani është se në Maqedoni ju presin shumë befasi. Ky vend ka për t`ju dhuruar shumë gjëra – zbuloni Maqedoninë me Air Prishtina.


Historia dhe Kultura

Vendbanimet e para në regjionin e Maqedonisë së sotme janë të njohura qysh para lindjes së Krishtit – trashëgimia kulturore dhe arkeologjike është e shumëllojshme. Shekuj më parë territorin e Maqedonisë e formësojnë krishtërimi ortodoks dhe islami. Për këtë arsye edhe xhamitë e kishat, afer njëra tjetrës, nuk janë të rralla në tërë vendin. Në çdo vend hasim në dëshmi të kohërave të lashta. Në çdo gërmim në Ohër hasim në ndërtime historike dhe relikte të rëndësishme. Zona të ndryshme ndërtimi në brendësi të qytetit janë të bllokuara për shkak të gjetjeve arkeologjike. E reja kundër të vjetrës – ky kontrast është ende edhe sot në shumë vende i dukshëm. Më së tepërmi është i dukshëm kufiri mes të kaluarës dhe të tashmes në Shkup. Pjesa e re e qytetit është rregulluar me ndërtime te reja monumentale, ndërsa në pjesën e vjetër, edhe pse në hap me modernizimin, vërehet ndikimi osman i ndërtimit. Ky pra është një kombinim tejet drithërues.

 

Fshatra të vogla, qytete plot gjallëri

Kush mendon se në qytetet e Maqedonisë nuk ka asgjë për të përjetuar, është gabim. Shkupi ka karakter kryeqyteti dhe i paraqitet vizitorëve edhe më shumë të drejtë sikurse Metropol i vërtetë. Modern dhe pastër, në të njëjtën kohë edhe tradicional dhe paksa kaotik. Zonat e këmbësorëve janë të mbushura dhe shumëllojshmëria mbushin rrugët e qytetit. Qyteti i Ohrit befason me prirje mediterane edhe pse ndodhet larg mesdheut. Në brigjet e Liqenit të Ohrit gjatë muajve të nxehtë mbizotëron atmosferë verore. Prej promenadave të kafeneve, restauranteve të ndërtuara mbi ujë, bareve inovative me Open-Air Lounge dhe një jetë të theksuar të natës, Ohri ofron për secilin nje ambient te pershtatshem. Është pikërisht kjo ndjenjë, që ofron kombinimi i historisë shekullore dhe ndërtesat e vjetra qindravjeqare, që bëjnë qytetet e Maqedonisë vecanërisht tërheqëse. Në kontrast të vecantë janë fshatrat në këtë vend – lokalitete të vogla në rrafshnalta, në male ose në afërsi të kodrave. Aty ky fletët e duhanit dhe specat e vegjël vendosen para derës së shtëpisë për t`u tharë, dhe aty ku traktorët e kuq zbukurojnë hyrjet e shtëpive. Udhëtimi me automjet përmes këtij vendi hapë përspektiva të reja dhe pamja nga dritarja është në të gjitha rastet shumë e vlefshme.

 

Peisazhet dhe Natyra

Maqedonia edhe nga ana natyrore është tejet e larmishme. Rrafshnalta të gjera, kodrina të bukura, pyje të dendura me arinjë, ujqër dhe derra të egër ose kodra të larta më lartësi mbi 2700m. Liqeni i Ohrit është njëri nga liqenet më të vjetra të botës dhe përmbanë në vete një laramani të gjallesave të cilat gjenden vetëm në këto ujëra. Një shëtitje me anije në Liqenin e Ohrit nuk është vetëm relaksuese, por hapë edhe një perspektivë të re mbi brigjet natyrore të këtij liqeni. Në rrafshnaltat e këtij vendi, njerëzit merren ndër të tjera edhe me bujqësi. Në fushat e gjëra përveq duhanit, përpunohet edhe misri, gruri, pjeshkët dhe kajsitë. Vendi ka edhe shumë vreshta të cilat janë të ngjitura pranë kodrave. Zonat e shumta me vreshta gjenden përskaj lumit Vardar në qendër të vendit. Gjithashtu në Maqedoninë Qendrore nxirret edhe mermeri i cili eksportohet në shumë vende të ndryshme të botës. Prerjet me ngjyrë të bardhë në gurëthyesit e ndryshëm vërehen edhe nga distancat e largëta. Vendet e shumta të cilat ia vlenë të vizitohen janë te arritshme gjatë ditës. Vlenë të përmendet për shembull edhe kanioni Matka i cili gjendet në perëndim të Shkupit me liqenin e akumuluar me të njëjtin emër.

 

Punë dore artizanale

Varësisht nga vendi shumë produkte përpunohet edhe sot me dorë. Në qytetin e vjetër të Shkupit mund të vizitohen disa nga punëtoritë, e nga jashtë dyqaneve mund edhe të shikohet se si përpunohen produktet e ndryshme. Në tregun e Shkupit mund të gjenden disa artarë, por gjithashtu edhe çantat, veshmbathjet dhe këpucët janë disa nga produktet të cilat pjesërisht punohen me dorë – nga tradicionale e deri në moderne. Vizitori i Maqedonisë mund të ndeshet edhe me Artin e Filigranit (përpunimi i stolive nga argjendi). Në Ohër do të mund të shihni perlat/margaritarët, të cilat mund të blihen në të gjitha madhësitë, dhe janë të ndara në disa mënyra të shumta të përpunimit. Përkundër perlave të rritura në mënyre natyrore, këtu ato prodhohen nga dora e njeriut. Perlat e papërpunuara lyhen me një lëng të krijuar nga luspat e peshkut. Recepti i këtij lëngu mbahet sekret, ndërsa për përpunimin e perlave nga Ohri mund të përdoren vetëm luspat e peshkut Plasica. Përpunuesit tradicionalë të perlave/margaritarëve nuk përdorin plastikën, ajo mund të gjendet në imitimet të cilat vijnë nga lindja e largët e të cilat mund të blihen në kënde të ndryshme në qytet. 

 

Ushqimi dhe pijet

Ushqimi në Maqedoni, ashtu sikurse në gjithë Ballkanin, është më të vërtetë i pasur me kalori. Një meny tradicionale fillon me Sallatë Shope e cila përbëhet nga domatet, trangujt dhe djathi i prerë i dhisë. Kjo pasohet me pjata te ndryshme të ajvarit dhe pinxhurit, ullinjeve, si dhe një përgatitje nga hudhrat . Më tutje vazhdohet tradicionalisht me mish të gjedhit, qengjit apo të shpezëve. Këto servohen ose të ziera në tavë ose janë të pjekura me djath. E njëjta vlenë edhe për peshkun. Shumë herë servohen në tavolinë edhe specialitete të fasules, patëlgjanë ose kungulleshka, patate të ziera ose të fërguara. Nuk guxon të mungojë asnjëherë buka. Deserti edhe mund të ndryshojë. Në Ohër servohet me shumë dashuri Torta e Ohrit nje ëmbëlsirë e bërë nga çokolata, karameli dhe arrat. Gjithsesi ja vlenë që të shikohet edhe mënyja e verërave në restorante. Në pjesë të ndryshme të vendit janë disa prodhues të cilët prodhojnë verëra të mrekullueshme. Veraritë mund të vizitohen si dhe të bëhet degustimi i verërave të ndryshme.


Datat e nisjes >
me dhe
v