Shkupi | Air Prishtina
Shkupi

Shkupi, një qytet me shumë bukuri: në dukje sikur me qenë i ndarë në dy pjesë, në njërën anë të lumit Vardar shfaqet imazhi modern i zhvilluar sëfundmi. Por, sapo kalon në pjesën veriore të urës, gjendeni në Pazarin e vjetër dhe lagjen e periudhave osmane e bizantine. Prej se ekziston si një qytet ballkanik, që në këto troje ishte i njohur për jetën e larmishme, qendra e Shkupit është zhvilluar hovshëm në dekadën e fundit dhe ka evoluar në një mjedis madhështor të një civilizimi antik. Kjo perlë e ballkanit ofron një jetë gjallëruese të qytetit si dhe peizazh mahnitës larg shigjeve të zakonshme turistike.