Prizreni | Air Prishtina
Prizreni

Me trashëgiminë e pasur kulturore, gjallërinë e kafeneve dhe peisazhin malor spektakolar, Prizreni është sekreti me i mirë i mbajtur fshehtë në Kosovë.

Qyteti shtrihet në një luginë mes maleve në njërën anë dhe rrënojave të një kështjelle në anën tjetër. Zemrës së qytetit, mbi nje shtrat prej gurëve shkëmbor dhe nën shumë ura të cilat bashkojnë qytetin, rrjedh lumi Lumbardh.

Qyteti i vjetër shtrihet nga kështjella në kodër e deri te sheshi me kalldrëm Shadërvan dhe xhamia ikonike Sinan Pasha.

Me një përzierje dehëse të arkitekturës osmane dhe bizantine, Prizreni meriton emrin e vet të dytë: "Muzeu nën qiell të hapur!".