Prishtina | Air Prishtina
Prishtina

Imagjinoni një qytet të vogël që papritmas shëndrrohet në kryeqytet të një shteti të ri të pavarur. Kjo është historia e Prishtinës në Kosovë - një kryeqyteti të posalindur. 

Një qytet gjallërues, modern dhe "trendy" - në mes të Evropës, i ri dhe dinamik, e me preferencë për kafe shumë të mira.

Një dozë e vogël super arkitekture e kombinuar me ushqime të shijshme.

Por ajo që vërtet të bind në Prishtinë janë njerëzit e saj: kryeqyteti është një nga qytetet me njerëzit më miqësorë në botë. Mikpritja është një prioritet i lartë në Kosovë dhe para së gjithash përjetohet sot për sot dhe aty për aty.