Ohri | Air Prishtina
Ohri

E njihni Liqenin e Ohrit? Maqedonia ka një nga liqenet më të mëdha dhe më të thella në Europë, për të cilin shumë pak njerëz kanë dëgjuar deri më tani.

Ohri, si një qytet bregdetar që i takon Treshëgimisë Botërore të UNESCO-s, ofron shumë: Qyteti i Vjetër shtrihet nga kodra dhe vazhdon tatëpjetë rrugës deri buzë Liqenit të Ohrit me ujë të pastër si kristali dhe me shetitore e plazhe të bukura. Rrugët me kalldrëm janë përplot me kisha dhe shtëpi tradicionale, derisa kodra është e kurorëzuar me kalanë e shkatërruar të Samuil-it. Një qytet me rëndësi të veçanta arkeologjike, në çdo cep të të cilit mund të hasni në mbetje antike. Pohim: ja vlen ky udhëtim!