Dukagjini | Air Prishtina
Dukagjini

Aty ku duket sikur koha është ndalur: Radavci – Manastiri i Deçanit – Juniku – Gjakova.

Kush ngurron të shëtis deri te "Burimi i Drinit", nuk do të përjeton plotësisht bukuritë e Kosovës. Burimet e lumit Drin, e në veçanti ujëvarat e shumta të tij, e bëjnë fshatin Radavc mbresëlënës për pamjen e egër natyrore.

Manastiri i Trashëgimisë Botërore në Deçan, të dërgon lehtësisht në botën mistike të Ortodoksisë së krishterë.

Tradicionalisht, fshati Junik është i veçantë: shumë kulla, shtëpi të mëdha prej guri, disa prej të cilave të vjetra mbi 500 vjet, janë pjesë e trashëgimisë arkitektonike Europiane.

Një ditë në gjurmët e kohërave të kaluara, është përfundim kurorëzues në Gjakovë. Një nga qytetet më historike në vend, është shtëpia e Pazarit të madh në Kosovë dhe e njohur për muzikën e saj tradicionale dhe jetën e gjallë të mbrëmjes: një thesar i fshehur për ata që duan përvoja autentike.