| Air Prishtina
time to discover - udhëtime turistike private nga specialistët!

Dëshironi ta eksploroni Kosovën së bashku me familjen, apo të shoqëruar nga miqtë tuaj të njiheni me pamjet më të bukura të Maqedonisë? Nën emërtimin "time to discover", Air Prishtina ofron udhëtime turistike private të zgjedhura në të dy vendet - duke përfshirë fluturimin, akomodim të klasës së lartë dhe program të larmishëm ekskursionesh.

Programet e udhëtimit përpilohen nga punonjësit e Air Prishtina enkas për ju, individualisht dhe me porosi. Ju gjithashtu keni mundësinë që programin e udhëtimit tuaj ta përshtatni sipas dëshirave tuaja. Thjeshtë, na tregoni itinerarin tuaj të preferuar, kohëzgjatjen dhe preferencat e tjera: ne do t'ju ofrojmë programin e udhëtimit të bërë sipas kërkesave tuaja.

Andaj, ju ftojmë që me ne, në mënyrë të thjeshtë dhe të këndshme, të njiheni me Kosovën dhe Maqedoninë.