Tirana | Air Prishtina
Tirana
Shqipëri
Tirana
Shqipëri
Tirana. Një pjesë e pazbuluar e Evropës

Edhe sot, Tirana duket sikur ra nga qielli papritur, dhe atë në mes të Evropës. Me një panoramë urbane emocionuese që është në ngritje, ajo ofron një program vërtetë të larmishëm kulturor me pikat kulmore të saj, duke vënë në pah përditshmërinë gjallëruese dhe moderne. Ja vlen të vizitohet Muzeu Historik Kombëtar, ku mund të mësoni gjëra interesante për historinë dhe kulturën shqiptare. Duke ecur më tutje do shëtisni përmes Sheshit Skendebeu, ku ju mund ta përjetoni më mirë atmosferën e këtij qyteti të gjallë në vetvete. Xhamia e mrekullueshme Et'hem Beu e plotëson vizitën. Ndërtesa e shenjtë mund të vizitohet edhe nga brenda, nëse jeni të interesuar. Në qotfë se dëshironi të vizitoni një piramidë, Tirana ua ofron edhe këtë. Po, e keni lexuar saktë: një piramidë. Një relike e mbushur me grafite, që nga koha komuniste. Më pastaj, të uleni në një kafene është gjithmonë ide e mirë. Kultura e kafesë është pjesë përbërëse e jetës shoqërore në të gjithë Shqipërinë.

 

Weather today