Paris | Air Prishtina
Na kontakto
Paris
Francë
Paris
Francë
Parisi. „Qyteti i dashurisë“

Parisi, qyteti i dashurisë dhe njëmijë dritave ju ofron vizitorëve atraksione të shumta. Kryeqyteti i Francës është një qytet i mrekullueshëm dhe interesant, ndërsa së bashku me hapësirat e tij të llojllojshme ia vlenë që të vizitohet në çdo stinë. Muzetë, teatrot e rangut botëror si dhe atraksionet kulturore të shumta tërheqin turistë nga e gjithë bota që të vizitojnë Parisin. Shenja dalluese e qytetit është Kulla e Ajfelit e cila është ndërtuar me rastin e ekspozitës botërore më 1889, gjithashtu vende për tu shijuar janë edhe dy atraksionet e ndryshme nga njëra tjetra të cilat gjenden jo larg Parisit, e të cilat janë Versaja me Kështjellën e saj të famshme si dhe versioni evropian i Disneyland. Në këtë qytet mund të gjeni gjithçka duke përshkuar atraksionet e famshme si Domi i Invalidëve, Luvri, Porta triumfale, Sacre Coeur dhe Notre Dami i Parisit ose ju mundeni thjeshtë të shëtisni në rrugen e famshme Champs-Elysees ose të kënaqeni turne me anije përgjate Lumit Seine dhe të mahniteni nga dritat vezulluese të Qytetit.

 

Weather today