Milano-Bergamo | Air Prishtina
Na kontakto
Milano
Itali
Milano
Itali
Milano. Qendra impulsive e Lombardisë

Edhe pse kryeqyteti i Lombardisë njihet si qytet i modës, ai ofron edhe shume më tepër se kaq – për shembull operën me të mire në botë dhe muze të veqanta me një numër të shumtë të thesarëve të artit. Magjepsuni me veprën e Da Vincit „Darka e Fundit“ në Manastirin dominikan të Kishës S. Maria delle Grazie, me artin e Botticellit në Museo Poldi-Pezzoli dhe veprat e Michelangelos në kalanë e qytetit Castella Sforzesco, apo zbuloni „Sant Ambrogion“ kishën e parë të Milanos, në të cilën gjenden eshtrat e të shenjtëve Gervasit, Protasit dhe Ambrosit. Më tutje shijoni pamjen e mahnitshme dhe unike nga Katedralja e Milanos e cila në mot të mirë, madje arrinë deri në Alpe. Gjithashtu, në qytetin e dytë më të madh të Italisë, pritshmëritë e juaja sa i përket kuzhinës padyshim që do të plotësohen: Shijoni për shembull Ossobucon e famshme apo Minestronen alla Milanese tradicionale ose Taleggion aromatike, një djath i butë i cili bëhet në kodrat e Lombardisë.

 

Weather today