Kopenhagen | Air Prishtina
Na kontakto
Kopenhagen
Danimarkë
Kopenhagen
Danimarkë
Kopenhagen. „Qyteti më i përshtatshëm për të jetuar në botë“

Kopenhagen është vlerësuar disa herë si qyteti më i përshtatshëm për të jetuar në botë. Arsyet për këtë janë ndër të tjera arkitektura interesante, të cilën e gjejmë në kryeqytetin danez në shumë vende, pjesët e gjelbëruara dhe limani i pastër, në të cilin edhe mund të notohet. Përballë stacionit kryesor të trenit gjendet parku zbavitës i dyti më i vjetër në botë Tivoli me sallat e lojërave, lojërave për fëmijë dhe restoranteve të mirënjohur. Për të shijuar qytetin plotësisht atëherë duhet të shkoni në qendër të qytetit pranë Nyhavn ku janë të renditura kafeteritë njëra pas tjetrës. Gjithashtu në këtë qytet mund të vizitohen edhe atraksionet tjera si për shembull Statuja e Sirenës apo qyteti i lirë Christiana. Kopshti zoologjik i Kopenhagenit në të cilin gjenden mbi 3000 kafshë të ndryshme ia vlenë që të vizitohet. Me historinë dhe artin mund të takoheni në muzetë e shumta të qytetit si për shembull në Muzeun e Artit Glyptoteket. Në muzeun kombëtar mund të njiheni në tërësi me historinë e Danimarkës që nga koha e gurit e deri në kohët e sotme. Kështjella Rosenberg mund të vizitohet dhe aty mund të mahniteni me kurorën mbretërore daneze dhe shenjat dalluese mbretërore krahas thesarëve tjerë kulturorë të shumtë.

 

Weather today